Marreveshja Kontrata te reja per ujin e pijshem por jo rritje te cmimit
Brenda pak kohesh pritet qe te unifikohet dhe te rregullohen kontrata midis operatoreve dhe konsumatoreve per furnizimin me uje te pijshem si nje prej elementeve qe do te ndikonte ne permiresimin e ketij sherbimi. Per kete ceshtje u nenshkrua dje ne Ministrine e Ekonomise nje marreveshje mes Entit Rregullator te Ujit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Politikave Tregtare ne METE. Kreu i ERU Avni Dervishi deklaroi pas kesaj marreveshje se eshte shume e rendesishme dhe pikerisht per kete eshte ngritur nje grup pune per perfundimin sa me shpejte te kesaj kontrate. Ndersa persa i perket rritjes se cmimit te ujit Dervishi deklaroi se aktualisht nuk do te kete asnje rritje te cmimit te ujit. Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Politikave Tregtare ne METE Besjan Pesha u shpreh se ky proces do te beje qe te gjithe ujesjellesat ne Shqiperi te kene kontrata te njejta. Ne kete menyre sipas Peshes kjo do te ndikoje dhe ne krijimin e kontratave te rregullta per cdo sherbim ndaj konsumatoreve.
11 Shtator 2010