E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi 3G qeveria e vendosur per vetem nje licence

TIRAN- Qeveria nuk ben asnje hap prapa per sa i perket vendimit per leshimin e vetem nje licence te sherbimit 3G ne telefonine e levizshme edhe pse dy dite me pare te kater operatoret kishin kerkuar liberalizimin e ketij tregu.


Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine Genc Pollo konfirmoi edhe nje here dje vazhdimin procedurave te tenderit per licencimin e vetem nje operatori i cili me pas do te ofroje sherbimin 3G pergjate 15 viteve te ardhshme.


Te kater operatoret e telefonise se levizshme i kerkuan dy dite me pare qeverise te rishikoje edhe nje here vendimin per leshimin e vetem nje licence per sherbimin 3G duke paralajmeruar krijimin e nje situate monopol ne treg.


Madje sipas tyre vlera e madhe me te cilen fillon tenderi prej 12.5 milione euro eshte e pajustifikuar per ate cka ofron tregu vendas. Per te shmangur monopolizimin e tregut si dhe risqet e tregut kompanite kerkuan leshimin e kater licencave nga nje per secilen prej tyre.


Ofrimi i shume licencave per sherbimin 3G sipas kompanive do te permbushte me shpejt qellimin e qeverise per shtrirjen e tij ne menyre sa me te shpejte ne te gjithe territorin. Dhenia e kater licencave 3G ne te njejten kohe do te sjelle nje shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime me konkurruese per qytetaret.


Per me teper futja e rrjetit 3G do te ishte me e shpejte per mbulimin e te gjithe territorit te vendit. Shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licencuar dhe investimet e bera per teknologjine 3G nga keta operatore qe do te kene nje efekt pozitiv ne Prodhimin e Brendshem Bruto - do te shpjegonin kompanite.


Por duke iu pergjigjur pretendimeve te operatoreve te telefonise se levizshme Pollo konfirmoi vijimin e procedurave te tenderit per dhenien e vetem nje licence duke i siguruar ata se qeveria do te shmange ne cdo rast situatat e monopolit ne treg.


Nje tjeter shqetesim i kompanive kishte te bente me vleren e larte me te cilen fillon tenderi per marrjen e licences. Sipas tyre hapja e tenderit me vleren e fillestare prej 12.5 milione euro eshte i pajustifikueshem ne kushtet e tregut shqiptar te telefonise se levizshme.


E shohin me keqardhje faktin e venies se nje tarife prej 12.5 milione Euro e cila bashke me investimin shtese qe nevojitet per futjen e rrjetit e ben jashtezakonisht te paarsyeshem per te justifikuar vendimet logjike per te investuar ne teknologjine 3G sikunder deshmon edhe eksperienca mbare evropiane - do te shpreheshin kompanite.


Eksperiences se vendeve evropiane i referohet edhe ministri ne momentin kur thekson se do te kete vetem nje licence per sherbimin 3G ne treg. Sipas tij leshimi i vetem nje licence ne vendet e tjera ka rezultuar nje hap i suksesshem


fare eshte teknologjia 3G


Teknologjia 3G mundeson ofrimin e disa sherbimeve dhe me nje cilesi te mire ne te njejten kohe. Brenda rrjetit 3G behet i mundur perdorimi i telefonatave me video lundrimi ne internet apo dergimi i nje sasie me te madhe informacioni. Shpejtesia e larte e dergimit te informacionit prej 200 kbit/s e ben kete teknologji mjaft te perhapur ne tregun boteror te telefonise ku pjesa me e madhe e vendeve te zhvilluara e kane futur.


Madje tani eshte duke u futur edhe teknologjia 4G e cila gjithashtu ofron edhe me shume lehtesi ne shkembimin e informacionit apo sherbimeve te tjera plus nga telefoni celular pervec telefonatave dhe mesazheve me shkrim. Pritet qe teknologjia e gjenerates se katert ose sic quhet ndryshe 4G te filloje se perdoruri pergjate vitit te ardhshem ne vendet perendimore.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›