E Diel, 1 Nëntor 2026

U rrit akciza per ambalazhet shtrenjtohen mallrat ne tregje

Ndryshimi i ligjit per akcizat eshte pasqyruar menjehere ne cmimet e mallrave te konsumit te perditshem


Vijon shtrenjtimi i cmimit te mallrave te konsumit te perditshem ne tregun vendas. Ndryshimi i stines por edhe hyrja ne fuqi e niveleve te reja te akcizave per ambalazhet e qelqit letres dhe ato plastike kane dhene ndikimin e tyre direkt ne cmime duke renduar edhe me tej xhepat e konsumatoreve.


Te dhenat me te fundit nga Instituti i Statistikave raportojne per nje rritje mesatare 0.8 per qind te cmimeve pergjate muajit gusht ku bie ne sy shtrenjtimi i grupit Ushqime dhe pije joalkoolike me 1.7 per qind. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare cmimet kane pesuar nje rritje prej 2.2 per qind.


Ndryshimi i stines ka bere qe te shtrenjtohen ne maksimum cmimet e frutave ku nje kilogram portokalle eshte blere 31 per qind me shtrenjte ndersa nje kilogram limona 18 per qind me shtrenjte krahasuar me muajin paraardhes. Rritje gjithashtu kane pesuar edhe cmimet e nengrupit Zarzavate perfshire patatet.


Krahasuar me muajin korrik ky nengrup eshte shtrenjtuar me 1.5 per qind. Pjese e listes se gjate te mallrave te shtrenjtuara jane edhe nengrupet vajra dhe yndyrna me nje rritje 3.3 per qind qumesht djathe e veze me 1.7 per qind si dhe pijet alkoolike dhe duhani me mesatarisht 0.7 per qind. Ne tabelat e INSTAT-it pasqyrohet edhe ndryshimi i cmimit te bukes pergjate muajit te kaluar. Rritja kryesisht me 10 leke ne nje pjese te mire te furrave te vendit eshte pasqyruar me nje shtrenjtim prej 3 per qind nga INSTAT.


Ndryshimi i nivelit te akcizave per ambalazhet ka ndikuar edhe ne rritjen e cmimit te ilaceve. Krahasuar me muajin korrik ilacet gjate gushtit jane blere nga te semuret mesatarisht 2.4 per qind me shtrenjte.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›