Rritet besimi në eurozonë

Bruksel, 31 gusht – Indeksi i besimit ekonomik për 16 vendet anëtare të eurozonës është rritur në 101.8 pikë, që është niveli më i lartë nga marsi i vitit 2008, krahasuar me indeksin e korrikut prej 101.1 pikë.
Rezultati i mirë i atribuohet rritjes së eksporteve, që ka ndikuar që ekonomia e eurozonës në tremujorin e dytë të shënojë rritjen më të madhe në katër vjetët e fundit, ka njoftuar Komisioni Evropian, transmeton agjencia Bloomberg.
Besimi në eurozonë, megjithatë, së shpejti mund të dobësohet, pasi që rimëkëmbja globale po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa qeveritë do të aplikojnë masa kursimi për të reduktuar deficitet buxhetore, thuhet në njoftimin e KE.
Ekonomia e SHBA-së në tremujorin e dytë është rritur më pak sesa është parashikuar, ndërsa rritja e sektorëve evropianë të shërbimeve dhe industrive është ngadalësuar.