Shqetësimet për jenin ulin aksionet japoneze

Tokio, 31 gusht – Aksionet japoneze kanë shënuar rënie të theksuar në përgjigje të përpjekjeve të Bankës së Japonisë për të frenuar rritjen e jenit.
Në Tokio, indeksi Nikkei 225 ka rënë për më shumë se 3.5 %, duke shënuar rënien më të madhe në 16 muaj, raporton BBC.
Dje, Banka Qendrore e Japonisë ka bërë publike planet për nxitjen e kredive me interes të vogël, në përpjekje për të ulur vlerën e jenit.
Por, jeni vazhdon të jetë në nivelin më të lartë në 15 vjet dhe investitorët janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë mbi eksportet.
Jeni i fuqishëm i bën mallrat japoneze më të shtrenjta jashtë vendit, duke prekur fitimet e eksportuesve.