E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projekti për HEC-in e ri në zonën e Lumës

Kukës, 31 gusht - Këshilli i Rregullimit të Territorit në Qarkun e Kukësit, i ka dhënë dritën jeshile projektit për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në zonën e Lumës.  
“Hidrocentrali do të prodhojë 38 milione euro energji dhe për ndërtimin e tij do të investohen 12.8 milione euro, ndërsa pritet të mobilizohet një fuqi punëtore nga 520-580 vete  “, thotë drejtori i kompanisë ndërtuese, Gentian Sulo.
Projekti është mirëpritur nga administrata vendore. Kryetari i qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka, theksoi se projekti do të ketë impakte të rëndësishme pozitive në ekonominë e zones.
Ujërat e Kukësit ofrojnë mundësi për ndërtimin e mjaft hidrocentraleve  Por të gjitha kompanitë që kanë plane investimi në këtë zonë dhe administrata lokale po përballen së fundmi me shqetësimet që ka krijuar një iniciative e qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e HEC-it të Zhurit, që devijon rrjedhën natyrale të disa lumenjve të Kukësit, raporton Top Channel.
“Mendoj se Kosova duhet ta vendosë vetë nëse do të bëjë ose jo hidrocentralin, por këtë duhet ta bëjë më ujërat e saj”, tha Bruka.
Eksperte shqiptare prej kohesh kane kundershtuar ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit në Kosovë pasi demton ekosistemin, ekonominë e zonës. Por qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›