Rritet çmimi i benzinës arrin në 162 lekë/litër
TIRANE- Rritet sërish çmimi i karburanteve. Dje në pikat e shitjes me pakicë në kryeqytet tregtarët e ofruan benzinën pa plumb me çmimin 162 lekë për litër, ndërkohë që 2 lekë më pak për një njësi vëllimi u shit edhe nafta eurodiesel.
Sipas njërit prej përfaqësuesve të grosistëve të hidrokarbureve, Viktor Nushi, çmimet do të mbeten të larta. Ai thotë se çmimi i naftës nuk vendoset nga Shoqata e Hidrokarbureve dhe se nuk ka abuzime siç pretendohet, pasi në vendosjen e çmimit ndikojnë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, bën të ditur sot "Gazeta Shqiptare".
Ai ka vlerësuar gjithashtu se, politikat financiare shtetërore ndikojnë në mënyrë direke në rritjen e çmimit. Viktor Nushi parashikon se gjatë këtij viti, çmimi i naftës në vendin tonë do të arrijë në 165 lekë/litër. Ekspertët e ndryshëm të ekonomisë theksojnë se në mbajtjen e çmimeve të larta, ka padyshim abuzime, si nga shteti, ashtu dhe nga privatët.
Shtrenjtimi i karburanteve dhe disa produkteve bazë në tregjet ndërkombëtare po jep pasoja edhe në Shqipëri, por në vendin tonë efektet e rritjes janë disa herë më të mëdha. Specialistët thonë se amplifikimi i rritjes është pasojë e zhvlerësimit të lekut. Ata këshillojnë që të ndërhyhet me masa fiskale për të zbutur shtrenjtimin e karburanteve.
(s.g/BalkanWeb)