E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Qeveria të ketë fytyra të reja. Presidenti të jetë një grua

PRISHTINE-Pieter Feith po pret që qeveria e re të jetë vërtet e re. Mbikëqyrësi i pavarësisë është kthyer nga pushimet dimërore, dhe menjëherë sapo ka mbërritur në intervistën e parë për këtë vit, dhënë për të përdishmen “Koha Ditore” ka lëshuar mesazhe rreth zhvillimeve në Kosovë.
Shefi i ICO-së ka thënë se pret që qeveria e ardhme të ketë ministra kredibilë, dhe që pjesë e saj të moj jenë zyrtarët që janë nën hetime. Shefi i ICO-së nuk ka ngurruar të paralajmërojë se një veprim i kundërt mund t`i kushtojë Kosovës me humbje të kredibilitetit dhe të reputacionit në Bruksel e Uashington.
“Të gjejë njerëzit më të mirë. Ka shumë njerëz që mund ta bëjnë punën mirë dhe ne e dimë se çfarë rëndësie ka kjo. Dhe unë kam thënë atë që dua të them rreth kësaj çështjeje, të gjithë e dinë. Sanksioni i fundit është humbja e kredibilitetit dhe reputacionit në Bruksel dhe Uashington. Mendoj se kjo duhet të merret seriozisht”, tha Feith në intervistën të botuar sot në “Kohën Ditore”.

“Ajo që më inkurajon tej mase është se ka një ndërgjegjësim të përgjithshëm, se kjo situatë përveçse është serioze, krijon edhe një mundësi që të ketë një fillim të ri. Dhe mendoj se ka vullnet që kjo të bëhet. Unë do të jem shumë i interesuar. Do të jem i interesuar, sepse mendoj se ky moment ka rëndësi për Kosovën”, ka thënë shefi i ICO-së.
Ai e di se zgjedhjet e kaluara kanë qenë me mashtrime dhe se të zgjedhurit do të kenë problem legjitimiteti, por ka thënë se nuk sheh zgjidhje në përsëritjen e vazhdueshme të zgjedhjeve. Feith ka bërë thirrje për ndryshim mentaliteti, ndërkaq ka kërkuar që legjitimitetin qeverisja e ardhshme ta fitojë pikërisht duke emëruar njerëz kredibilë në udhëheqje të punëve.
Shefi i ICO-së është i shqetësuar me qëndrimet e politikës kosovare për raportin e Dick Martyt.
Sipas tij, tendenca për të gjeneralizuar përgjegjësinë dhe për ta paraqitur raportin si vepër kundër një kombi është shqetësuese. Sipas Feith, është edhe më shqetësues paralajmërimi se bashkëpunëtorët e Martyt, apo ata që kanë folur me të do të zbulohen. Feith shpjegon se përgjegjësia është individuale dhe nëse ka ndonjë vepër kriminale, për to do të përgjigjen individët dhe jo shoqëria si tërësi.
Mbikëqyrësi i pavarësisë e ka shpjeguar situatën në Kosovë si tejet komplekse, me shumë probleme që ndërlidhen më njëra-tjetrën.
Për zgjedhjet ai theksoi se ka vërejtur një numër të parregullsive që kanë ndodhur edhe me 9 janar.
“Mendoj se e keni parë qëndrimin e zonjushës Lunacek dhe mendoj se ai duhet të merret seriozisht. Në anën tjetër, mendoj që do të ishte pozitive që fillimisht institucionet funksionuan mirë, që KQZ-ja ka marrë masat korrektuese ndaj parregullsive që kanë ndodhur në dhjetor, kanë vendosur rivotim, dhe kanë vendosur për rivotim edhe në Mitrovicë. Kjo tregon se një institucion si KQZ-ja po funksionon në mënyrë transparente dhe të pavarur. Por mendoj se së shpejti duhet ta presim fundin e procesit elektoral, dhe të angazhohemi në konsultimet për qeverinë e re”.
Për presidentin e ardhshëm, Feith konsideron se duhet të jetë një grua. “ Duhet parë se çfarë thotë Kushtetuta për këtë dhe cilat janë funksionet e presidentit. Mendoj se për shkak të perceptimeve dhe reputacionit ndërkombëtar, ideja ime është që presidenti i ardhshëm të jetë, një grua. Një person konsensual. Një grua që ka vlerat e duhura, që e ka besimin e duhur nacional. Që ka ekspertizë, që është treguar të jetë...”

(d.b/Koha.net/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›