Rritet çmimi i biletave të urbanit në Elbasan, shkurtohet numri i autobusëve. Qytetarët kërkojnë rimbursim

Nga dje bileta e urbanit në Elbasan kushton më shtrenjtë. Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur të rrisë tarifën e transportit urban me 33%, duke e çuar nga 30 lekë në 40 lekë.
Ky vendim vjen në një kohë ku transporti publik po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të karburantit, por dhe në kohën kur qytetarët përballen me rritje çmimesh kudo.
Me të prekurit e rritjes së biletës janë të moshuarit të cilët edhe pse në pamundësi fizike thonë se do të detyrohen të lëvizin në këmbë, ose të dalin më rrallë.
Sipas qytetarëve, rimbursimin e çmimit të biletës duhet ta bëjë shteti dhe jo ata.
Transporti urban ka shkurtuar numrin e autobusëve, duke bërë që dhjetëra qytetarët të presin edhe 1 orë në stacion. Në Elbasan çmimi i biletës së transportit publik nuk ishte ndryshuar që nga viti 2015./rtsh/