E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi rus në Ukrainë, bankat dhe tregjet në kaos

Pas sulmit rus në Ukrainë, efektet zinxhir po shfaqen jo vetëm në përgjigjen që bankat europiane po japin për këtë konflikt ushtarak, por edhe në kursin e këmbimit të rublës dhe në tregun e hidrokarbureve.

Nafta ndaloi rritjen, pasi u rrit në nivelin më të lartë në 7 vite, pasi u bë e qartë se vala e parë e sanksioneve europiane dhe amerikane ndaj Rusisë, nuk do të ndërpresë furnizimet e naftës. Teherani dhe fuqitë botërore ndodhen pranë një marrëveshjeje, ka mbajtur gjithashtu një limit tek çmimet. Po sulmi rus mbi Ukrainë ka ndryshuar më shpejtësi panoramën e tregjeve.

Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Vendimi rus ka nxitur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

“Lufta në Ukrainë i jep krahë edhe çmimit të naftës. Brent kalon 100 dollarë dhe tani po tregtohet me 102 dollarë me një rritje prej 5%. Çmimi i gazit në tregun e Amsterdamit, pikë referimi për metanin për Europën kontinentale, rritet. Pas sulmit rus në Ukrainë, kontratat e së ardhmes u rritën në një maksimum prej 41%, në 125 euro për megavat orë, në atë që premton të jetë dita e katërt radhazi e rritjes”, lajmëron agjencia ANSA

Çmimet e arit dhe jenit japonez, të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale, po ashtu janë rritur më 24 shkurt. Ari ishte deri në 2% më lart, pasi forcat ruse sulmuan Ukrainën. Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA u rritën me 1,85% për ons.

Bankat europiane po përgatiten për pasoja dhe sanksione të reja dhe paralajmëruan për efektet zinxhir infektuese në treg dhe thanë se ishin duke hartuar “plane krize”.  Banierët europianë dhe ata amerikanë kanë deklarua se “ekziston mundësia e infektimit ose e ndonjë efekti dytësor, por do të varet nga ashpërsia e konfliktit dhe ashpërsia e hakmarrjes nëse ka një konflikt,”, sipas Reuters.

Indeksi i aksioneve bankare evropiane ra me 1.2%. Teksa politikëbërësit që përpiqen të vendosin paketa të përbashkëta të sanksioneve, bankat europiane thanë njëzëri se duhet të sigurohet që sanksionet të jenë “të sakta”. Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind. E njëjta gjë për tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon, të cilat u ulën më shumë se 2 për qind. Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Edhe në vendin agresor, autoritetet kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë. Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të ndërhyjë për të sjëllë qëndrueshmëri në treg. Bursa e Moskës ka pezulluar sërish tregtimin ndërsa çmimet ranë me rreth 30%.Por asgjë nuk duket se ka të ndalur.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›