PD Frika nga drejtesia shkaku i bllokimit te imunitetit nga Rama
Frika e kreut Rama dhe deputetëve socialistë nga drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij është shkaku themelor i bllokimit nga ana e tyre i heqjes së imunitetit dhe të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ky ishte konstatimi më i fundit i ardhur nga Partia Demokratike. Këtë konstatim të bërë publik përmes zëdhënëses së saj për shtyp,Silvi bardhi, PD e bazoi pikërisht në deklaratën e bërë nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko gjatë një takime me të rinjtë socialistë në Jalë. “Pyetjes së njërit prej të rinjve se përse Partia Socialiste blloko më datë 6 gusht heqjen e imunitetit dhe statusin e vendit kandidat për Shqipërinë z. Majko iu përgjigj troç se: Partia Socialiste nuk mund të pranojë heqjen e imunitetit për faktin se këtë e pranojnë ministrat të cilët sipas tij paskan të tyre gjykatësit dhe prokurorët. E vërteta absolute është pra të dashur qytetarë, se miliarderët në krye të Partisë Socialiste dhe z. Rama që e ka kthyer Partinë Socialistet në një SHPK të miliarderëve të saj, nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin sepse tmerrohen nga e pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale”, u shpreh Bardhi, gjatë fjalës së saj.
Sipas saj, përmes deklaratës së Majkos u faktua se “Rama nuk kishte kurrë ndërmend të hiqte imunitetin në shtator si ç'deklaroi dhjetëra herë para datës 6 gusht, por vetëm sa u përpoq që me mashtrimin e radhës të mbulonte sado pak aktin e shëmtuar të bllokimit nga ai personalisht, për të tretin vit me radhë të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”.
Në gjykimin e selisë blu, socialistët paralajmërojnë haptas se jo vetëm që nuk do të pranojnë thirrjen e referendumit por ata do të bëjnë gjithçka për sabotimin e tij. “Partia Demokratike deklaron edhe nje herë publikisht se asgjë nuk do të mund të bllokojë të drejtën e qytetarëve të lirë shqiptarë për të zhveshur me votën e tyre zyrtarët e këtij vendi nga imuniteti, maska dhe mburoja e zezë e pasurimit të tyre të paligjshëm”, deklaroi Bardhi.