E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar

Rritet çmimi i naftës bruto në botë. Kështu një fuçi naftë është shkëmbyer dje me mbi 82 dollarë një shifër me të cilën nuk është shkëmbyer prej javësh. Sipas specialistëve kjo ka ardhur si shkak i rritjes së optimizmit për rritjen ekonomike në SHBA dhe rimëkëmbjes së ekonomisë në rang botëror pas krizës së vjetshme. Kjo rritje ka bërë që përfaqësuesit e

konsumatorëve të marrin masa që kjo rritje e çmimit të naftës të mos vazhdoj dhe të arrihet një stabilitet. Çmimi i naftës ka arritur një rekord të tij në vitin 2008 kur arriti të shkëmbehej me rreth 147 dollarë dhe për këtë specialistët deklarojnë se duhen marrë masa që një gjë e tillë të mos përsëritet më. Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Abdullah al-Badri tha se çmimi i naftës në mes 70-80 dollarë për fuçi, për vitin 2010, ishte e mirë për prodhuesit dhe konsumatorët për promovimin e investimeve në projekteve të reja. OPEC-ut ka zhvilluar një plan për të adresuar për paqëndrueshmërinë e tregut të naftës dhe bëri thirrje për transparencë më të madhe të tregut në mënyrë që të ketë dhe stabilitet.

Last Updated on E Marte, 30 Mars 2010 18:06

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›