E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet çmimi i naftës në tregun vendas, bie në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar ndjeshëm duke u afruar 150 lekë për litër, ndërkohë që një vit më parë çmimi arrinte në 125 lekë. Kohët e fundit  vërehet një rritje prej 5-10 lekë për litër, si për naftën edhe për benzinën. Aktualisht, një litër naftë e

një cilësie të mirë në tregun vendas ka arritur të tregohet me mbi 140 -145 lekë, ndërkohë një litër benzinë shitet edhe më shtrenjtë 148 lekë. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e forcimit të monedhës amerikane, e cila kohët e fundit ka filluar të kuotohet në mbi 100 lekë. E nëse  forcimi i dollarit do të vijojë përballë euros atëherë edhe çmimi karburanteve do të kap në të tjera nivele. Shtrenjtimi i karburanteve pritet të rrisë kostot në disa sektorë si transporti, industria e prodhimit etj, e për rrjedhojë do të kemi edhe rritje të inflacionit. Aktualisht në tregun ndërkombëtar një fuçi nafte shitet me 85 dollar. Analistët janë të mendimit se rigjallërimi i ekonomisë amerikane po bën të mundur një stimulim të kërkesës për naftë, për rrjedhojë shtrenjtim të çmimeve. Kjo do të thotë se mbaroi koha e çmimeve disi të ulta të karburanteve. Ndërkohë që nafta ra të premten nga majat 3-javore në mbyllje të një dite më parë, pasi investitorët mbeten skeptikë se rritja e kërkesës në SHBA dhe rënia e depozitave, mund të mbysë shqetësimin për thellimin e krizës së borxhit të Evropës. Kërkesa për naftë në SHBA u rrit 8 për qind në 4 javët e fundit, krahasuar me një vit më parë, treguan statistikat zyrtare të enjten. Kërkesa për distilate u rrit 17 për qind, pasi sektorët e transportit dhe industrisë kanë rritur përdorimin e naftës dizel. Edhe depozitat e naftës bruto dhe të benzinës shënuan rënie. Tregtarët tani janë në pritje të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor amerikan, të cilat parashikohet se do të shënojnë muajin e pestë me rritje, si një tregues më shumë pozitiv për ti shtyrë më lart çmimet e naftës. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 19 centë në 74,42 dollarë për fuçi, pasi kërceu lart deri 2,4 për qind të enjten, për tu mbyllur në kuotën 74,61 dollarë, caktimi më i lartë i tarifave të kontratave të parablerjeve që prej 1 majit. Nafta Brent e Londrës ra 15 centë në kuotën 75,26 dollarë për fuçi.

SHBA, rritet me 8 për qind kërkesa për naftë
Nafta ra të premten nga majat 3-javore në mbyllje të një dite më parë, pasi investitorët mbeten skeptikë se rritja e kërkesës në SHBA dhe rënia e depozitave, mund të mbysë shqetësimin për thellimin e krizës së borxhit të Evropës. Kërkesa për naftë në SHBA u rrit 8 për qind në 4 javët e fundit, krahasuar me një vit më parë, treguan statistikat zyrtare të enjten. Kërkesa për distilate u rrit 17 për qind, pasi sektorët e transportit dhe industrisë kanë rritur përdorimin e naftës diezel. Edhe depozitat e naftës bruto dhe të benzinës shënuan rënie. Tregtarët tani janë në pritje të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor amerikan, të cilat parashikohet se do të shënojnë muajin e pestë me rritje, si një tregues më shumë pozitiv për ti shtyrë më lart çmimet e naftës. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 19 centë në 74,42 dollarë për fuçi, pasi kërceu lart deri 2,4 për qind të enjten, për tu mbyllur në kuotën 74,61 dollarë, caktimi më i lartë i tarifave të kontratave të parablerjeve që prej 1 majit. Nafta Brent e Londrës ra 15 centë në kuotën 75,26 dollarë për fuçi. Themelet e tregut të naftës tregojnë një pikturë më optimiste për të ardhmen. Si depozitat e naftës bruto, ashtu edhe ato të benzinës ranë më tepër sesa pritej javën e kaluar, respektivisht me 1,9 dhe 2,6 milion fuçi, tregoi raporti që publikoi Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë.

Stoqet evropiane, rritje të papërfillshme
Stoqet evropiane u rritën në mënyrë modeste të premten, duke zgjeruar fitimet e siguruara gjatë rikuperimit të shënuar këtë javë, në një kohë që investitorët po presin me etje shifrat mujore të nivelit të punësimit në SHBA, të cilat mund të zbusin shqetësimet e kohëve të fundit lidhur me ritmin e mëkëmbjes globale ekonomike. Stoqet energjetike ishin mes atyre që rezultuan fituesit më të mirë të këtij fillim-sesioni, duke u rritur, me kompaninë British Petroleum në krye, e cila fitoi 4 për qind. Gjigandi britanik deklaroi se kishte bërë përparime në përpjekjet e veta të fundit për të mbledhur një pjesë të naftës që buron nga pusi i shpërthyer nënujor në Gjirin e Meksikës. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,4 për qind, në kuotën 1.021,51 pikë. Indeksi bankar panevropian Stoxx Europe 600 u rrit 0,6 për qind në kuotën 250,41 pikë. Në rast se shifrat e nivelit të punësimit (në SHBA) do të jenë të mira, kjo do ti mbështesë stoqet në të dyja anët e Atlantikut. Por ky efekt mund të ketë jetëgjatësi të shkurtër në Evropë, ku planet e stimulit (për daljen nga kriza nuk kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur rritjen ekonomike, thotë Christian Jimenez, menaxher fondesh dhe president i kompanisë Diamant Bleu Gestion me qendër në Paris të Francës.

Dollari amerikan, në kuota të qëndrueshme
Dollari amerikan dhe stoqet aziatike vijuan të ruajnë fitimet e siguruara në këto ditët e fundit. Pozicioni pozitiv i tyre është i mbështetur nga pritshmëria për raportim të rritjes së nivelit të punësimit në shtetet e bashkuara me masën më të madhe që nga viti 1983, dhe kjo pritshmëri ka rritur edhe prezencën e investitorëve në aksionet me risk të lartë. Megjithatë 513 mije vendet e reja të punës të krijuara në maj duket se janë part-time për shkak të subvencioneve qeveritare, dhe kjo u ka dhënë investitorëve sinjale mikse, në një kohë kur ata janë me oreks të madh për të vendosur baste të çmendura në favor të dollarit që ka prekur edhe nivelin me të lartë 4 vjeçar kundrejt euros. Në rang global, tregjet monetare dhe jelldi i bonove amerikane kanë rifituar në 2 javët e fundit rreth një të katërtën e asaj që humbën në këto dy muajt e fundit kur shpërtheu me forcë edhe kriza e borxheve sovrane evropiane. Megjithatë edhe në këto ditë vijim të mbetet prezente frika për situatën fiskale evropiane si dhe për efektet e standardeve te jetës Spartane të vendosura së fundmi nga qeveritë e eurozonës. Kështu në Hungari partia në pushtet pranoi se financat e vendit mund të jenë në situatë më të keqe nga sa ishte parashikuar më parë, dhe kjo i ngjan shumë situatës greke.

Last Updated on E Premte, 04 Qershor 2010 19:02

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›