Të dhënat në SHBA rrezikojnë tregjet
të bankës, por zyrtarë të SocGen i ka përgënjeshtruar këto zëra. Tregjet i thelluan humbjet pas deklaratës së zëdhënësit të kryeministrit Hungarez, i cili u shpreh se vendi i tij ka të njëjtin model të krizës së borxheve ashtu si Greqia. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, i aksioneve kryesore europiane u mbyll në rënie me 2%, poshtë nivelit të 1 mijë pikëve. Sektori bankar realizoi dhe performuancën më të dobët për dje, ndërsa Societe Generale ra me 7.5%, pavarësisht se një zëdhënës i kësaj banke i përgënjeshtroi zërat e tregjeve duke thënë: nëse do të kishim diçka për të thënë mbi këtë çështje do ta kishim bërë. Ndërsa përsa i përket fituesve individuale British Petroleum humbi një pjesë të fitimeve të realizuara gjatë ditës duke u mbyllur në rritje me 0.3%. kompania britanike, po i reziston presionit politik për të ndaluar rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Ndërkohë edhe Wall Street ka thelluar humbjet, pasi të dhënat mbi punësimi në maj rezultuan zhgënjyese. Departamenti i Punës në SHBA, deklaroi se në maj janë shtuar edhe 431 mijë vende punë, por analistët parashikonin se ekonomia amerikane do të krijonte edhe 513 mijë vende pune. Këto të dhëna vijnë vetëm një ditë pasi sektori privat deklaroi se kishte punësuar më pak persona në krahasim me parashikimet e tregut, për javën e kaluar. Ndërsa Monedha e përbashkët europiane, euro, ka rënë poshtë raportit 1.20 me dollarin amerikan, duke prekur sërish nivelin më të ulët 4 vjeçar.
Ndotja në Meksikë, 69 milion dollarë dëmshpërblim
Rreth 69 milionë dollarë është fatura financiare që do ti serviret kompanisë naftënxjerrëse britanike British Petroleum prej Shtëpisë së Bardhë për ndotjen e shkaktuar pas plasjes së pusit të naftës në Gjirin e Meksikës. Fatura u njoftua në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, i cili saktësoi se kompania britanike duhet të paguajë këtë shifër për të rimbursuar tatimpaguesit amerikanë. Ndotja në Gjirin e Meksikës dhe më tej në Atlantik prej disa javësh është kthyer në problemin prioritar të administratës Obama. Kompania British Petroleum ditën e enjte nisi një plan të ri për izolimin e pusit, pas dështimit të Top Kill i ndërmarrë disa ditë më parë. Roja Bregdetare e SHBA thotë se kompania BP e ka prerë me sukses një tubacion në pusin e shpuar, që ka shkaktuar një rrjedhje në Gjirin e Meksikës për 6 javë rresht, por se përpjekjet për ta mbyllur të çarën do të jenë të vështira. Admirali i Rojes Bregdetare Thad Allen u tha sot gazetarëve në Luizianë se çarja ishte e çrregullt dhe se do të jetë më e vështirë nga sa pritej për të vendosur një kupolë për mbylljen e saj. BP kishte shpresuar që tubacionit ti bëhej një prerje e rregullt, por sharra me tehun prej diamandi që po përdorej për të prerë tubin e dëmtuar ngeci dje. U deshën orë të tëra për ta zhbllokuar sharrën dhe atëhere kompanisë ju desh të përdorë gërshërë për prerjen e tubit. Presidenti Obama do të shkojë në Gjirin e Meksikës nesër, për të vlerësuar përpjekjet për bllokimin e rrjedhjes më të madhe të naftës në historinë amerikane.