E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet denimi per korrupsion ne sektorin privat

TIRANE - Qeveria i propozon Kuvendit miratimin e ndryshimeve ne Kodin Penal te cilat rrisin ndjeshem denimet me gjoba dhe me burg per vepren penale te korrupsionit. Propozimi eshte miratuar dje nga qeveria dhe eshte derguar drejt Komisionit te Ligjeve te Kuvendit. Gjate mbledhjes se djeshme qeveria miratoi se korrupsioni aktiv ne sektorin privat tashme do te denohet nga tre muaj deri ne tre vjet burg po keshtu edhe gjoba nga dy milione leke te reja ne maksimum arrin ne tre. Ligji eshte ashpersuar edhe persa i perket korrupsionit pasiv ne sektorin privat pasi denimi maksimal tashme eshte bere 5 vjet burg nga tre qe ka qene deri tani. Denimet jane bere me te larta edhe per ata persona qe ushtrojne ndikime te paligjshme tek zyrtaret te cilet do te denohen maksimalisht deri ne tre vjet burg nga dy qe ka qene me pare. Shtesat e reja ne legjislacion kane zgjidhur edhe vakumin ligjor te krijuar mbi kategorite e zyrtareve qe kane per detyre te deklarojne pasurite e tyre ne ILKDP. Per here te pare ne legjislacionin shqiptar eshte parashikuar denimi i krimeve te korrupsionit te kryer nga nepunesit e huaj publike apo zyrtaret e organizatave nderkombetare qe ushtrojne detyrat ne Shqiperi. Tashme pas miratimit edhe nga Legjislativi pritet qe Kodit Penal shqiptar ti shtohet dispozita qe parashikon vepren penale te korrupsionit qe kryhet nga te huajt. Premtimi propozimi ose dhenia drejtperdrejt a terthorazi i cdolloj perfitimi te parregullt per vete ose per persona te tjere nepunesit te huaj publik nepunesit te nje organizate publike nderkombetare anetarit te nje asambleje te huaj publike apo anetarit te nje asambleje nderkombetare parlamentare per te kryer ose per te mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren a funksionin e tij denohen me burgim nga gjashte muaj deri ne tre vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne tre milione leke thuhet ne nenin 244/a te Kodit Penal. Qeveria shqiptare vendosi dje qe te parashikoje si veper penale korrupsionin pasiv te nepunesve te huaj publike te cilet njelloj si edhe ne rastin e nepunesve shteterore shqiptare per te kryer ose per te mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren a funksionin e tij denohet me burgim nga dy deri ne tete vjet dhe me gjobe nga peseqind mije deri ne tre milione leke. Sanksioneve ligjore shqiptare nuk i kane shpetuar as punonjesit e drejtesise nderkombetare qe ushtrojne detyrat ne Shqiperi. Keshtu jane shtuar nenet 319/a 319/ b 319/c te cilet parashikojne se korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit te gjykatave nderkombetare per te kryer apo per te mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren a funksionin e tij denohet me burgim nga nje vit deri ne pese vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne dy milione leke korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe te huaj per te kryer apo per te mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren a funksionin e tij denohet me burgim nga nje vit deri ne kater vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne dy milione leke si dhe korrupsioni aktiv i anetarit te huaj te jurise per te kryer apo per te mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren a funksionin e tij denohet me burgim nga nje vit deri ne kater vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne dy milione leke. Po keshtu legjislacioni parashikon denime edhe per korrupsionin pasiv te kryer nga anetaret e huaj te drejtesise qe ushtrojne detyrat ne Shqiperi. fa.ma. Ndryshimet ne Kod

Korrupsioni aktiv ne sektorin privat denohet
Ishte ... dy vjet dhe me gjobe nga dyqind mije deri ne nje milion leke ...
Behet ... tre vjet dhe me gjobe nga dyqind mije deri ne tre milione leke ....

Korrupsioni aktiv ne sektorin privat denohet
Ishte ... tre vjet ...
Behet ... pese vjet ....

Neni 245/1
Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike denohet nga gjashte muaj deri ne tre vjet burg.

Dispozita te reja
Neni 244/a
Korrupsioni aktiv i nepunesve te huaj publike ... denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne tre vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne tre milione leke.

Neni 259/a
Korrupsioni pasiv i nepunesve te huaj publike ... denohet me burgim nga dy deri ne tete vjet dhe me gjobe nga peseqind mije deri ne tre milione leke.

Neni 319/a
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit te gjykatave nderkombetare ... denohet me burgim nga nje vit deri ne pese vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne dy milione leke.

Neni 319/b
Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe te huaj denohet me burgim nga nje vit deri ne kater vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne dy milione leke.

Neni 319/c
Korrupsioni aktiv i anetarit te huaj te jurise ... denohet me burgim nga nje vit deri ne kater vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne dy milione leke.

Neni 319/d
Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit te gjykatave nderkombetare ... denohet me burgim nga tre deri ne dhjete vjet dhe me gjobe nga teteqind mije deri ne kater milione leke.

Neni 319/dh
Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe te huaj ... denohet me burgim nga dy deri ne tete vjet dhe me gjobe nga teteqind mije deri ne kater milione leke.

Neni 319/e
Korrupsioni pasiv i anetarit te huaj te jurise ... denohet me burgim nga dy deri ne tete vjet dhe me gjobe nga teteqind mije deri ne kater milione leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›