E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Zbatoj vendimet e gjykatave

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se maxhoranca ka marre ne shqyrtim oferten e bere nga kryetari socialist Edi Rama nje jave me pare megjithese propozimi mban daten 15 shtator.

Duke folur ne kuvend pas largimit te opozites nga salla Berisha shprehu besimin se ne kuadrin e ofertes se bere hetimi te shtrihet deri dy muaj para zgjedhjeve te vitit 2013 per ti dhene kohe gjykates per te marre vendimet e duhura.

Ne kerkesen e tij Rama shkruan se komisioni duhet te hetoje ne nje kohe te pakufizuar dhe une e mbeshtes ndaj le tia kerkojme gjykatave. Jam gati te numerohet cdo vote te ndryshohet cdo rezultat me te vetmin kusht qe te zbatojme vendimet e gjykatave tha Berisha.

Duke folur per ceshtjen e vrasjes se ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe se fundmi kryekomunarit te Terthores Berisha theksoi se keto jane akte te shemtuara kriminale dhe se drejtesia po ben punen e saj per venien e autoreve para ligjit.

Nuk ka asnje fakt se Xhindi apo Veseli te kene patur probleme politike dhe per kete shkak te jene vrare. Mos abuzoni me keto ceshtje tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›