Diskutohet statusi kandidat per Shqiperine

Statusi kandidat per Shqiperine e Malin e Zi eshte diskutuar ne nivelin e Kolegjit te Komisionereve Europiane te cilet ne mbledhjen e javes kane shprehur mendime mbi percaktimin perfundimtar te opinionit te kerkuar nga Keshilli i BE-se per keto dy vende ne kuader te shqyrtimit te paketes mbi zgjerimin.
E kontaktuar me telefon zedhenesja e Komisionerit per Zgjerim Anxhela Filote u shpreh se nuk eshte arritur ende nje vendim nga Kolegji. Por sic eshte bere e ditur dhe nje jave me pare burime konfidenciale rrefyen per Top Channel se Komisioni po mundohet te evitoje nje mendim negativ por pa i dhene statusin kandidat Shqiperise.
Ndryshe nga Mali i zi per te cilin pritet te kete kushtezime vetem per celjen e negociatave per anetaresim ne rastin e Shqiperise diskutohet kushtezimi edhe per dhenien e ketij statusi sapo vendi te permbushe kriteret e domosdoshme.