Berisha Zyrtareve tu hiqet imuniteti
Ai pershendeti ne mbledhjen djeshme te qeverise renditjen e Shqiperise ne vendin e 87 ne listen e 178 vendeve ne raportin e hartuar nga Transparency International. Lufta kunder korrupsionit eshte rezultante e reformave te thella e te gjithanshme te cilat jane ndermarre gjate ketyre viteve te fundit ne Shqiperi u shpreh Berisha. Kryeministri i beri thirrje opozites dhe ne menyre te vecante kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama te pranoje heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar si dhe ne emer parimit me themelor ne te gjitha kushtetutat e botes dhe te cdo shoqerie te lire te barazise perpara ligjit. Te heqim imunitetin te deshmojme se ne e ndjejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna tek keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre u shpreh Berisha. Kryeministri tha gjithashtu se transparenca duhet te
perfshije dhe financimin e partive politike dhe per kete sipas tij eshte duke u hartuar nje ligj. Ligji per financimin e partive politike do te votohet ne Parlament. Edhe ky eshte nje problem. Ky ligj eshte pergatitur me ndihmen e GRECO-s Keshillit te Europes. Fatmiresisht aty kane qene perfaqesues te te gjitha forcave politike kane rene dakord plotesisht me te. Ne do ta votojme sa me shpejt ne Parlament u shpreh Kryeministri.
Rama
Kreu socialist duke iu pergjigjur deklaratave te Kryeministrit tha se qeveria ka deshtuar ne luften ndaj krimit dhe korrupsionit ndersa opozita do te protestoje per ta larguar ate. Sali Berisha ka deshtuar ne luften me krimin. Sot krimi po kap majat me te larta pas vitit 1997 dhe Policia e Shtetit ka rene ne rezultatet me te uleta ne luften me krimin. Ne do ngrihemi ne protesta per largimin e saj. do dite qe kalon nen kete qeveri te dale nga votat e vjedhura shton numrin e krimeve ne dem te shqiptareve rrit barren e borxheve ne kurriz te shqiptareve mbyll rrugen e te ardhmes per shqiptaret qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit u shpreh Rama. Sipas tij Kryeministri hedh balte mbi opoziten dhe krenohet se ministren e Integrimit e ka avokate te lidhjeve me mafian per perfitime te paligjshme hedh balte mbi opoziten dhe kontrabandon nafte me shefa policie sipas deshmise se vete ministrit te tij te Ekonomise.
ARISTIR LUMEZI