E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet dhuna ne futboll

Futbolli shqiptar ngjan gjithnje e me shume me nje arene boksieresh se sa nje loje me 22 sportiste ne fushe.

Liga superiore nuk ka shpetuar as kete vit nga incidentet. Por ajo qe nuk bie ne sy per shkak te mungeses se vemendjes mediatike eshte kategoria e pare ku dhuna perseritet gati cdo jave.

Vetem ne 12 javet e para komisioni i disiplines se FSHF-s ka marre 155 vendime ndeshkimore nga perjashtimet e skuadrave nga kampionati me vite si ndodhi me Memaliajn nje dite me pare deri te pezullimet e presidenteve te superiores me nga 8 jave.

Shifra e ketyre masave eshte dyfishuar pasi ne sezonin e shkuar ne 12 javet e para ishin marre vetem 87 vendime te tilla.

Megjithate dhuna rishfaqet tensioni duket te jete bere me i madh pavaresisht se ndeshjet e Superliges transmetohen te gjitha drejtperdrejte ne TV fale paketes SuperSport.

2.2 milione leke gjobe ka paguar vetem presidenti i Beses Bizhdili qe ne javen e pare te kapionatit nderkohe qe komisioni i disiplines deri me tani ka gjobitur me rreth 12.6 milion leke edhe protagoniste te tjere te futbollit shqiptar lojtare trajnere e presidente.

Kjo shifer gjobash eshte 6 fishi i atyre te vendosura ne 12 javet e para te sezonit te shkuar saktesisht 2.6 milione leke cka tregon forcimin e masave ndeshkuese por me teper shtimin e dhunes neper stadiumet shqiptare.

Ndeshkime qe duken te pamjaftueshme per te rikthyer normalitetin ne futboll ku nje sezon kushton rreth 7 milione euro.

Shifer shume e larte per te pare nje nivel loje rralle here mbi mesataren e po kaq rralle me tifoze qe gjithnje kur jane te pranishem tregojne pranine e tyre me cdo forme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›