Kambiaso shpeton Benitezin kualifikon Interin

Kampionet ne fuqi e nisen mire takimin. Ne pjesen e pare paten disa raste te pastra per te kaluar ne avantazh por pasaktesia dhe mungesa e fatit beri qe ky 45 minutesh te mbyllej ne barazim 0-0.
Me nisjen efraksionit te dyte te takimit zikalterit shtojne presionin ndaj kampioneve holandeze mbrojtja e te cileve peson nje shperfytyrim duke u care disa here ne qender te saj. Pikerisht ne nje rast te tille nje gjuajtje e interisteve devijohet nga nje lojtar holandez dhe topi perfundon ne kembet e Kambiasos i cili perballe portierit kundershtar nuk gabon gjuan diagonal me te majten dhe shenon. Inter kalon fiton 1-0.
Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Totenham mposht Verder Bremenin me rezultatin e thelle 3-0. Golat per anglezet u shenua nga Kaboul ne minuten e 6 Modric ne minuten e 45 dhe Krauc ne te 79. Per te permendur mbetet humbja e nje 11 metershi nga Bale ne minuten e 54 te takimit.
Kreu i grupi A mbahet nga Totenhem me 10 pike po aq sa Interi me golevarazh me te dobet ne vendin e trete Tuente me 5 dhe Verder Bremen me 2. Totenhem dhe Inter sigurojne kalimin per ne fazen e metejshme te Liges se Kampioneve dhe e vetmja enigme ne kete grup mbetet vendi i pare qe do te vendoset nga ndeshjet e fundit te ketij grupi ndesa Tuente dhe Verder do te diskutojne mes tyre vendin e trete qe te con ne Ligen e Europes.
Hapoel Tel Aviv ka bere surprizen teksa ka mundur 3-0 Benfiken ne ndeshjet e grupi B. Po ka fitoi edhe Shalke ndaj Lionit. Keto rezultate kane krijuar nje situate interesante ne kete grup. Grupi udhehiqet nga Shalke me 10 pike ndjekur nga Lion me 9 Benfika 6 dhe Hapoel 4.
Nje gol ne minuten e 87 te takimit i ka dhene fitoren 0-1 Manchester United ne derbin britanik ndaj Rejnxhersit te vlefshem per grupin C. Nderkohe qe Valencia shkaterroi 6-1 turqit e Bursasporit. Grupi C udhehiqet nga Manchester U. me 13 pike Valencia 10 Rangers 5 dhe Bursaspor 0.
Nje dopiete e Pedros dhe nje gol i Mesit i dhane fitoren Barcelones ne transferte ndaj Panathinaikosit ne Greqi ne ndeshjet e pesta te grupit D ndersa me heret Rubin Kazan mundi 1-0 Kobenhagenin. Grupi kryesohet nga Barcelona me 11 pike qe siguron edhe vendin e pare ndjekur nga Kobenhagen me 7 Rubin Kazan 6 dhe Panathinaikos 2.
Liga e Kampioneve rikthehet me e gjashta dhe te fundit ne datat 7 dhe 8 dhjetor. Keto ndeshje do te plotesojne panoramen e 16 skuadrave qe do te vazhdojne me tej dhe vendet e treta qe do te hidhen ne Ligen e Europes.