Skandali Murinjo urdheron lojtaret te marrin kartona
MADRID- Nje episod i cuditshem ka ndodhur ne ndeshjen mes Ajaksit dhe Realit te Madridit e vlefshme per fazen ne grupe te Champions League. Mediat spanjolle publikojne fotot e nje urdhri te dhene nga Zhoze Murinjo qe dy futbollistet e tij Ksabi Alonso dhe Serxhio Ramos te marrin kartone te kuq ne menyre qe te mos jene ne ndeshjen e radhes ndaj Okserit por te mos kene asnje karton per fazen me eliminim direkt.
Renditja e ngjarjeve nuk le shume vend per diskutime. Murinjo fillimisht ia jep urdhrin portierit te dyte Jerzi Dudek. Me pas ky shkon te Kasijas dhe ia komunikon ate cfare ka thene portugezi. Kasijas therret Serxhio Ramos dhe ia komunikon edhe tij urdhrin. Pasojat jane te qarta Ne minuten e 87-te eshte Ksabi Alonso qe merr karton te kuq per vonese loje. Mesfushori ngurroi disa here per te gjuajtur nje goditje denimi dhe arbitri skocez Tompson i jep te kuqe. Me pas eshte Serxhio Ramos qe ben te njejten gje nga rivenia fundore. Serish karton i kuq dhe dy lojtaret do te jene te paster per ndeshjet me eliminim direkt pasi jane te pezulluar vetem per sfiden e panevojshme ndaj Okserit. Murinjo ne pankine ben te merziturin por ne fakt eshte thjesht nje skene.
Shtypi spanjoll madje edhe gazetat prane Realit si Marca apo AS e kane demaskuar duke e quajtur Muriniada. Po ashtu Iker Kasijas ka pohuar se kishte marre nje mesazh nga trajneri per dy lojtaret. E nderkohe perballe nje fakti te tille as UEFA nuk ka qendruar duarkryq dhe ka nisur nje hetim. Pas ndeshjes Murinjo e quajti gjithcka te pavertete madje ka akuzuar gjyqtarin se i dha kot dy kartonat e kuq. Keto jane histori te bukura per tu shitur nga gazetat por fundi i historise eshte i thjeshte. Ne fituam 4-0 dhe per ne ishte nje ndeshje fantastike deklaroi Murinjo ne konferencen per shtyp pas takimit.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Skandali Murinjo urdheron lojtaret te marrin kartona