E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshengritjemedalje ari e argjendiper Shqiperine

LIMASOL- Kampionati Evropian i Peshengritjes per te Rinj dhe 23-vjecaret qe po zhvillohet ne Limasol te Qipros ka nisur premtues per Shqiperine.

Peshengritesi Briken Calja ka fituar medaljen e arte ne kete kampionat ne peshen 69 kg pasi ngriti 310 kg ne total duke u ngjitur ne shkallen me te larte te podiumit.

Po ne te njejten peshe medaljen e argjendte e fitoi Daniel Godelli i cili gjithashtu ngriti 310 kg ne total por u rendit i dyti sepse kishte nje peshe trupore me te madhe.

Nderkohe per Shqiperine ne pedane eshte ngjitur edhe Sherjana Ruci e cila ka konkurruar ne baterine A te kategorise se peshes trupore deri ne 58 kg per 20-vjecare.

Ruci eshte mjaftuar vetem me vendin e peste ne stilin e shkeputjes por nuk ka arritur te kualifikohet ne ate te shtytjes e per rrjedhoje as ne dygaresh.

Shqiperia e peshengritjes perfaqesohet ne kete veprimtari me 4 sportiste 3 meshkuj dhe nje femer. Pervec Daniel Godellit dhe Briken Caljes qe konkurruan ne peshen 69 kg Sherjana Ruci ne peshen 58 kg pritet te konkurroje edhe Endri Karina ne peshen 94 kg. Te katert keta sportiste shoqerohen nga trajneret Genc Barkici dhe Ilir Cela.
atsh/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›