E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet dieta ditore për komandot në Afganistan pas denoncimit në media

Nga 60 dollarë në ditë, komandot do të paguhen  85 euro për dietat ditore


Rritja e pagës është bërë pas ankesës me shkrim të firmosur në dhjetor 2009 nga 80 komando me shërbim në Herat dhe Shina të Afganistanit të cilët u ankuan për pagesën e ulët dhe 10 përqindëshin që tatohej prej saj. Pikërisht ky problem financiar i komandove ka sjellë edhe largimin nga radhët e Forcave të Armatosura të 29 nënoficerëve të cilët sipas ministrisë

dhe Shtabit të Përgjithshëm kanë thyer rregullat e ushtarakut. Sipas burimeve ish-komandot e Afganistanit janë rebeluar dhe kanë turpëruar atdheun me aleatet pasi në dhjetor ata përveç ankesës me shkrim kanë refuzuar të dalin me shërbim. Po nga ana e tyre nënoficerët e përjashtuar thonë se neni 15 u jep të drejtën e ankesës në grup. Për këtë ata i janë drejtuar edhe Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave, pasi sipas tyre nuk kanë marrë asnjë motivim me shkrim se perse janë përjashtuar, por urdhri i largimit u është komunikuar nga roja në hyrje të institucionit. Por ndërsa ankesa për çështje financiare e këtyre komandove u hapi probleme vetë atyre, nga kjo kanë përfituar të gjitha misionet jashtë Shqipërisë. Aktualisht vendi ynë ka misione në Çad, në Afganistan, në Bosnjë për çminimin, në Irak dhe në Oseti të Gjeogjisë, këta të fundit si vëzhgues të OKB-së. Pas ankimimit në institucionin e avokatit të Popullit komandot deklaruan se me pas do ta çonin ankesën e tyre deri në zyrën e Presidentit. Pushimi nga puna i 29 komandove ka qenë edhe ndëshkimi i parë që kanë marrë paqeruajtësit me misione jashtë vendit. Komanda shqiptare është ndëshkuar për mos kryerje me sukses të misionit paqeruajtës në Afganistan. Ushtarakët nuk u pritën me nderime në Rinas dhe përpos kësaj pësuan edhe penalizime, deri në shkarkim nga radhët e ushtrisë. Pranë institucionit të avokatit të popullit një grup pune do të shqyrtojë ankesën që kanë ngritur forcat komande për të parë nëse janë shkelur të drejtat e tyre me vendimin që ka marrë Ministria e Mbrojtjes. Shkak është bërë protesta e tyre për pagat, që çoi edhe në bojkotim të misionit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 29 oficerë të misionit paqeruajtës në Afganistan janë liruar nga ushtria me motivacionin Ulje të dinjitetit ushtarak në misione jashtë atdheut dhe rebelim kundër institucionit. Po kështu shtatë oficerë komandues të këtij misioni sapo janë kthyer në Shqipëri, janë ulur në grada dhe transferuar në reparte të tjera dytësore, jashtë Tiranës. Po sipas dikasterit të Mbrojtjes, oficerët dhe ushtarët u ndëshkuan pasi atyre nuk iu lejohet rebelimi gjatë shërbimit. Nga ana tjetër vetë ushtarakët e liruar përveç shkarkimit nga detyra ata janë ndier të fyer edhe nga ana njerëzore pasi as nuk janë pritur në kthim nga asnjë përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes. ky është një diskriminim që i bëhet jo vetëm atyre por edhe të gjithë atyre paqeruajtësve shqiptarë që gjenden me shërbime në Afganistan e Irak. Përpos kësaj ata pohojnë se në kontratat e firmosura me Ministrinë e Mbrojtjes, komandot do të paguheshin 60 dhe 80 dollarë në ditë të përcaktuar sipas kategorive. Por një vendim i qeverisë për vendosjen e TVSH 10 për qind të pagave.

Last Updated on E Merkure, 24 Mars 2010 21:58

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›