Rritet fluksi i emigranteve ne kufi
Pashket ortodokse kane shtuar numrin e emigranteve shqiptare qe kthehen nga shteti fqinj, Greqi. Keshtu gjate dy diteve te fundit, ne piken doganore te Kapshtices eshte vene re nje fluks i emigranteve qe kthehen ne atdhe per te festuar Pashket. Gjate 48 oreve te fundit ne kete pike doganore kane hyre nga Greqia rreth 2360 persona, emigrante te cilet punojne dhe jetojne ne shtetin helen. Burimet tona policore te kufirit, kane pohuar se njekohesisht me ardhjen e shume emigranteve neper kete pike doganore, nje numer po kaq i madh kane dale nga Shqiperia. Keshtu gjate dy diteve nga dogana e Kapshtices kane kaluar ne drejtim te Greqise rreth 2330 persona te tjere, qe te gjithe emigrante shqiptare qe kthehen ne Greqi per te rifilluar punen se bashku me familjet e tyre.