E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritet fluksi te spitali i Beratit/ 100 pacientë në ditë, mjekët: Shmangni daljet e panevojshme

Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat.

90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij reparti, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë. Sipas mjekëve të urgjencës, janë moshat e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, kryesisht me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin.

 Mjeku i Repartit të Urgjencës në Spitalin e Beratit, Xhezair Guri ka pohuar se fluksi i vizitave gjatë këtij muaji ka qënë i rritur në krahasim me muajt e tjerë.

Mjeku thotë se, përveç rasteve të shumta me çrregullimeve të aparatit tretës dhe virova të stinës, në Repartin e Urgjencës pranë Spitalit Rajonal Berat ka pasur edhe raste të komplikuara, pjesën më të madhe të të cilave e kanë zënë problemet kardiake.

Gazetar: Marjo Merhori

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›