E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turizmi në Borsh, fshati që ofron detin dhe kufizohet nga malet

Vija më e gjatë bregdetare në detin Jon, prej më shumë se 7 km gjendet në fshatin e Borshit.

Deti dhe mali pranë, duke sikur krijojnë formulën e duhur për të joshur turistët që të zgjedhin këtë vend për të pushuar.

Bukuritë natyrore ku mund të veçohet ujëvara e fshatit, një ndër asetet më të preferuara të zonës, deti i pastër dhe qetësia janë arsyet kryesore përse vizitorët e shumtë që vijnë tërhiqen pas kësaj zone piktoreske.

Borshi, falë natyrës dhe vijës së gjatë bregdetare në favor, njihet kryesisht për thithjen e turistëve familjarë të cilët ndikohen nga çmimet e lira, qetësia dhe pastërtia.

Gazetare: Megi Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›