Rritet çmimi i druve në Korçë, banorët zgjedhin alternativa të tjera ngrohjeje

Rritja e çmimit të druve të zjarrit gjatë viteve të fundit e ka bërë të papërballueshme koston për banorët e Korçës.
Një pjesë e tyre kanë filluar të zgjedhin mundësi të tjera alternative për ngrohje, duke përdorur gazin apo energjinë elektrike. Këtë e pohojnë edhe administratorët e pikave ku tregtohet lënda drusore të cilët tregojnë këtë vit është ulur ndjeshëm interesi i qytetarëve për të blerë dru për ngrohje.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e banorëve, kryesisht pensionistët thonë se “ngrohja me dru është alternativa më e mirë për ta, por e kanë të pamundur të përballojnë këto çmime”.
Aktualisht në pikat që tregtojnë lëndën drusore në qytetin e Korçës, një kubik dru ahu shitet me 2 mijë e 200 lekë, ndërsa një metër sterë kushton 6 mijë lekë.
Gazetar: M. Merhori
/RTSH/