Berisha takime me një sërë personalitetesh evropianë

Kështu, Berisha është takuar me kryetarin e grupit të PPE-së, Josef Daul, kryeministrin finlandez Jyrki Katainen, Presidentin e Parlamentit Evropian Jerzy Busek, Presidentin e PPE Wilfried Martens, ish-kryeministrin italian dhe Presidentin e PDL (Il Popolo della Libertà) Silvio Berluskoni, përfaqësues i PDL Franco Fratini, Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re, zotin Antonis Samaras.
Gjatë takimeve të shumta, kryeministri shqiptar ka diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, si ato në rrafshin politik, ashtu edhe atë ekonomik, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të bërë realitet projektin e shekullit për shqiptarët, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Jam shumë i kënaqur që demokracia është vendosur në Shqipëri, kjo do të thotë se partitë politike po punojnë së bashku për të ardhmen. Raporti yne me parlamentarët europianë është pozitiv në drejtim të integrimit të Shqipërisë. Jam i vetëdijshëm që ekzistojnë ende disa probleme teknike që edhe komisioneri Fyle na i ka paraqitur në analizën e tij më të fundit, madje unë kam folur për këto edhe me kryeministrin Sali Berisha për zgjidhjen e tyre. Gjëja kryesore është demokracia dhe respektimi i rekomandimeve që do ta cojnë vendin tuaj drejt Evropës. Jemi mbështetës ndaj Shqipërisë dhe unë kam punuar shumë për Shqipërinë, në rrugën e saj të integrimit dhe dua të falenderoj kryeministrin Berisha për bashkëpunimin në këtë drejtim”, ka thënë Daul.
“Shqipëria po punon shumë mirë vitet e fundit. Ajo duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe jam shumë i kënaqur që partia opozitare po merr pjesë aktive në reformat që kërkojnë 2/3 e votave në Parlament. Mundësia që të diskutohen dhe të bëhen reforma të reja nuk është vetëm në dorën e partisë demokratike, të kryeministrit Berisha, por edhe të partisë socialiste”, kështu është shprehur Luca Volonte.
Volonte tha se “ shpresoj që kjo qasje e re e opozitës, përgjegjshmëria e saj ndaj kombit duhet të vazhdojë edhe në ardhmen dhe në këtë drejtim Shqipëria mund të ketë shanset që të mund të bëhet anëtare e BE. Konsensusi është kyç për integrimin evropian dhe për procesin e monitorimit nga Këshilli i Evropës. Shpresa jonë e përbashkët është që parlamenti të punojë shpejt në këtë drejtim.”
Edhe Elmar Brok në një intervistë për mediat deklaroi se “ Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe mendoj se qeveria është në rrugën e duhur, por ende shumë punë mbetet për tu bërë për zhvillimin ekonomik apo ngërçin politik. Opozita duhet të lëvizë gjithashtu në drejtimin e duhur.” /Start/
2011-12-08 15:40