E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet indeksi i cmimeve te konsumit

Indeksi i Çmimeve të Konsumit ka shënuar një rritje vjetore prej 1 për qind gjatë muajit mars, rritje kjo pjesërisht e shkaktuar nga pijet alkoolike dhe duhani, shërbimet dhe produktet shëndetësore, çmimi i naftës si dhe çmimet e siguracioneve të makinave. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave. Por pavarësisht rritjes së lehtë krahasuar me muajin shkurt inflacioni në mars, qëndron ende në vlera të ulëta dhe poshtë objektivit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT për muajin mars ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit ishte në rritje me 1%, nga 0.6% që ishte në muajin Shkurt. Zarzavatet kanë kushtuar në mars afro 14 për qind më lirë se një vit më parë, ndërkohë që veshjet dhe këpucët kushtuan 2.1 për qind më lirë. Çmimet e rritura i takojnë përgjithësisht produkteve të taksuara më shumë, si pije alkolike, duhani dhe karburantet.Gjithsesi shifrat e marsit tregojnë se për herë të parë pas katër muajsh, çmimet i rikthehen rritjes, duke e ndërprerë uljen e rrezikut drejt vlerave deflacioniste. Por fakti që inflacioni mbetet poshtë vlerave të synuara reflekton kërkesën e dobët nga ana e konsumatorëve, një fakt ky i evidentuar disa herë edhe nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili e ka vënë theksin tek rëndësia që ka në rritjen ekonomike rritja e kërkesës

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›