E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet interesi per hapjen e nje biznesi

Kriza ekonomike dhe financiare në vendet fqinje nuk i ka demoralizuar aspak shqiptarët për të ndërmarrë iniciativa në hapjen e një biznesi.

Gjatë vitit të kaluar pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Licencimit numri i aplikimeve ka rezultuar gati 400 më shumë se viti 2011.

Biznesi në vend po orientohet gjithnjë e më tepër drejt sektoprit të shërbimeve ku ka qenë edhe interesi më i lartë për marrjen e një licence.

Statistikat e QKL tregojnë se Tirana ka edhe numrin më të madh të kërkesave me 3428 leje e licencave. Ndërkohë që kjo qendër ka sportelet e saj edhe në 9 qytetet kryesore të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›