E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guxholli Tregtaret e kane perzene Ramen nga Tirana

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës zonja Suzana Guxholli, ka deklaruar sot se, Tirana e ka përzënë njëherë e përgjithmonë nga Qeverisja Edi Ramën dhe modelin e tij të dështuar në Bashkinë e Tiranës.

Në një bashkëbisedim me bizneset e kryeqytetit në rrugën e “Durrësit”, zonja Guxholli tha se, Edi Rama i fshihet sot Tiranës, biznesit dhe qytetarëve të saj. Pasi u përzu nga tregtarët e Tiranës, ndërsa tentonte që në errësirë t’i takonte ata, pasi gjatë ditës do të përballej me dështimin e tij, jo vetëm në raport me biznesin, por edhe me infrastrukturën e lënë në harrese tërësisht, tani u është vërsulur militantëve tregtarë në komunat përreth.

“Biznesi i Tiranës është tashmë një biznes i formuar dhe i ndërgjegjësuar dhe nuk gënjehet me premtimet komuniste-marksiste, e ka lënë tashëm këtë të shkuar mbrapa. E pa Edi Ramën dhe sistemin e tij të taksave dhe të kujdesit të tij për 10 vjet dhe sheh vetëm përpara.
Ai e kupton që vetëm politikat nxitëse, trajtimi i butë dhe me kujdes nga Bashkia e Tiranës e bën atë të eci përpara. Biznesi do të punojë, të kontribuojë dhe të shpërblehet për atë që merr dhe jo t’i premtohen ndihma dhe sisteme, të cilat vetëm sjellin korrupsion.
Sistemi i Edi Ramës është një sistem i provuar për 10 vjet nga bizneset e vogla. Prandaj dhe Edi Rama nuk del më ditën të vizitojë këto biznese, por del natën, nuk del më në Tiranë në ditën me diell, por e gjejmë në rrethinat dhe në rrethet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.”- tha zonja Guxholli

Tregtarët e rrugës së “Durrësit” thanë sot se, administrata e Lulzim Bashës ka krijuar lehtësira dhe ka favorizuar klimën e biznesit, ndërkohë që Edi Rama favorizonte ryshfetin dhe korrupsionin, duke i futur në kolaps të gjitha bizneset që nuk kishin lidhje me të, apo me taksidarët e tij.

Guxholli bëri të ditur se, Qeveria së shpejti do të miratojë një vendim për uljen e taksave të disa lloj biznesesh të vogla, në mënyrë që të mbështesë dhe të nxisë zhvillimin e biznesit në këtë vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›