Protesta ne 2 vjetorin e rrezimit te Mubarak

Egjiptianet përkujtuan me protesta 2 vjetorin e rrëzimit te regjimit te ish presidentit Hosni Mubarak. Forcat e policisë u përleshen me protestuesit te mbledhur ne sheshin Tahrir. Protesta u organizua nga opozita qe akuzon presidentin Mursi se ka tradhtuar revolucionin.
Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome protestuesve. Raportohet për dhjetëra të plagosur.
Në fillim te këtij viti, një gjykatë apeli në Kajro urdhëroi rigjykimin e Mubarak për rolin e tij në shtypjen me dhunë dhe vrasjen e qindra protestuesve. 84-vjeçari në gjykimin e parë u dënua me burg të përjetshëm, ndërkohë që me rigjykimin rrezikon dënimin me vdekje.
Megjithatë, dy vite nga rrëzimi i Mubarakut, vendi vijon të jetë i trazuar. Opozita akuzon presidentin Mohamed Mursi se po grumbullon gjithë pushtetin në duart e tij, një politike e njëjtë si Mubaraku.