Rritet niveli i ndotjes digjen plehra dhe mbeturina spitalore

Digjen mbeturina kazane me plehra por me e keqja mbetet se po digjen edhe mbeturina mjekesore e spitalore
Ndotja e ajrit jo vetem naten por edhe diten duket se mbetet shqetesimi i dites per qytetaret e Durresit. Digjen mbeturina kazane me plehra por me e keqja mbetet se po digjen edhe mbeturina mjekesore e spitalore. Prej disa ditesh mbeturinat nuk po digjen vetem ne Porto-Romano por gjithandej. Ne piken e caktuar ne veri te qytetit ne Porto-Romano e cila ka mbi 15 ha toke mendohet se ne nje vit depozitohen deri ne 200 mije ton mbetje te cilat transportohen nga Ndermarrja e Pastrimit te qytetit dhe ajo e Plazhit. Siperfaqja e vendgrumbullimit te mbetjeve urbane sa vjen e zgjerohet duke kapluar siperfaqe te reja cdo dite. Mali i madh me plehra duket tani nga nje distance e larget. Madje edhe nga katet e larta te pallateve te qytetit duket toka e mbushur me mbeturina si dhe shtellungat e larta e te zeza te tymit qe perhapet gjithandej. Djegia ne natyre e mbeturinave urbane si dhe hedhja e inerteve ne ane te rrugeve periferike te qytetit te Durresit duket si gje normale pasi qytetaret jane bere deshmitare te shkarkimit te kamioneve edhe ne kanalet anesore te rrugeve. Kjo pamje eshte problematike ne rrugen Spitalle-Shen Vlash dhe Durres-Porto-Romano te cilat ne te dy anet jane te tejmbushura me plehra nga urbanet deri tek inertet dhe orendite shtepiake te dala jashte perdorimi. E njejte eshte pamja ne rrugen Nish Tulla-Shen Vlash-Sektori Rinia kanalet e thella anesore te se ciles jane bllokuar plotesisht. Me dhjetera ton inerte hidhen ne vende te ndryshme ne kanale e sheshe duke zene edhe ato pak tubacione e ura betoni te ndertuara per kullim. Agjencia Rajonale e Mjedisit ka deklaruar per Standard se ankesa per shkarkimet e kamioneve kryesisht ne oret e nates ne ane te rrugeve kane paraqitur edhe Bashkia e Shijakut komuna Xhafzotaj Rrashbull Katundi i Ri Bashkia e Sukthit etj dhe se disa kompani dhe firma kane gjetur rrugen me te shkurter duke hedhur jo vetem ne ane te rruges e ne kanale mbeturinat e llojeve te ndryshme por edhe ne perrenjte e lumenjte e zones. Keshtu Erzeni e Ishmi kane probleme shume serioze me ndotjen nga mbeturinat inerte dhe plehrat e zones urbane. Pergjithesisht Ndermarrjet e Pastrimit si ajo e qytetit edhe e Plazhit i transportojne mbeturinat e grumbulluara ne kontenieret e vendosur ne lagjet e qytetit dhe plehrat per ne Porto-Romano. Por edhe ne keto raste problemi per mjedisin eshte i dukshem sepse se bashku me mbetjet urbane gjenden te depozituar ne te njejtin vend edhe plehrat e punishteve e kombinateve mbeturina spitalore stabilimentet e pulave e te derrave apo punishte te konfeksioneve. Agjencia e Mjedisit ka dhene prej kohesh alarmin per ndotjen ne shifra tee larta duke i kerkuar kryesisht Bashkise se Durresit te rrise pergjegjesine. Por specialiste te agjencise thone se spitali anijet automjetet punishtet dhe kombinatet e ndryshme duhet te mos i depozitojne mbeturinat ne piken e grumbullimit ne Porto Romano ku kryhet edhe procesi i djegies ne natyre apo mbulimi me dhera. Ndotja ne afersi te vatres se djegies se plehrave shkon deri ne 7-8 here mbi normen e lejuar kurse ne thellesi kjo ndotje shkon ne 2-3 here mbi normen. Filtra vajra te makinave dhe anijeve fuci me acide mbetje spitalore etj digjen ne mesin e plehrave duke shkaktuar re te dendura tymi helmues qe perhapen jo vetem ne pjesen e banuar ne Porto Romano por edhe ne thellesi te zones. Ne dite me ere te forte nga veriu era e rende dhe mbeturinat nga djegia e plehrave arrijne deri ne lagjet periferike te qytetit. Izolimi dhe me pas evadimi per ne krematorium i 700 ton mbetje kimike me linden e squfur rriti sigurine ekologjike. Bashkia e Durresit shpenzon ne nje vit me shume se 1.1 milione dollare per pastrimin e qytetit ndersa shuma te medha japin edhe komunat e bashkite e tjera.