Zguri: KQZ zbaton ligjin dhe nuk e diskuton ate, listat jane transparente
Anetari me i vjeter i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaron se opozita po i servir publikuat informacion te gabuar, ne lidhje me punen e institucioni qe do te administroje zgjedhjet ne vend. Ne nje interviste dhene per ABC Nees, Zguri ka theksuar se arritja e zgjedhjeve me standarde, minimalisht kerkon dhe bashkepunimin e opozites dhe jo te kete vetem akuza ndaj institucionit. Ai nenvizoi faktin se zgjedhjet e suksesshme kerkojne pergatitje. Duke folur per interpretimet qe opozita i ka bere gjate koheve te fundit vendimmarrjes se KQZ-e, Zguri u shpreh se veprimtaria e ketij institucioni eshte e bazuar ne ligj. "Gjithe procedura eshte percaktuar ne Kodin Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton ligjin, nuk e diskuton ate",-tha Zguri. Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka hedhur poshte dhe pretendimet e opozites dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama per shperdorim te materialeve te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Ai theksoi se dokumentacioni i zgjedhjeve te kaluara po ruhet ne baze te ligjeve aktuale dhe asnje vendim nuk mund te merret ne shkelje me ligjin. Nga ana tjeter, Zguri theksoi, se te pabaza jane dhe deklaratat qe flasin per manipulime me listen e zgjedhesve. Ai u shpreh se edhe ne kete pike jane ndjekur procedurat, pasi "manuali" i vetem i ketij institucioni eshte Kodi Zgjedhor. "Listat e votuesve kalojne ne disa procedura. Ju siguroj se vendimet e KQZ, jane transparente",-tha anetari i KQZ-se. Dy dite me pare kryetari i PS-s,e Edi Rama akuzoi drejtuesin e KQZ-se, Arben Ristani per shkelje te ligjeve ne lidhje me administrimin e QKZ-se. Shkelja me konkrete sipas Rames, lidhet me fotokopjimin e dokumentacioneve te zgjedhjeve ta kaluara. Kreu i PS-se tha se keto dokumente i kalohen me pas Partise Demokratike.