Mimosa Kusari pitet e demokracise dhe fustanet qe si bejne dem politikes.

Ne Tirane shume pak e njohin gruan me floket bionde qe cdo dite po thith si nje mangnet simpatine e kosovareve. Eumlshte ministrja e industrise Mimoza Kusari per te cilen edhe vete kisha degjuar pak. E kisha rastisur tek beja zapping me pultin e telvizorit tim por sinqerisht as mbiemrin nuk ja kisha fiksuar ne mendje. Gjate nje vizite ne Prishtine nje mik me sugjeroi se nje Lunch me te do te ishte shume interesante. Nuk hezitova.
Eumlshte dita e festes se 8 marsit dhe ne oren 10 Mimoza Kusari do te me prese ne zyren e saj me disa pite te pregatitura heret ne shtepi sikunder nuk ka kohe qe te dale jashte zyres se saj edhe pse eshte nje dite feste. Ne paradhome me presin tre vajza. Dy asistente administrative dhe nje personale. Ndersa pres te futem ne zyren e saj njera nga vajzat me afron nje caj. Ende pa e perfunduar cajin tim Ministrja me fton te hyj brenda.
E prisja krejt ndryshe. Ose le te te themi qe e prisja me nje kostum te rende ndoshta te lyer pak me fort pak me Kosovare. Ajo eshte elegante si nje shishe shampanje. Ka veshur nje fustan ngjyre kafe te embel i cili i nxjerr ne pah krahet e holle dhe belin e ngushte.
Nne fillim isha e ndrojtur vishesha me kostume dhe gjithmone me pantallona. I trembesha paragjykimit. Por me vone kuptova se edhe poshte kostumit te nje burri mbetesh nje grua kur je e tille. Mesova qe fustanet nuk te pengojne ne politike.
Floket jane te sapokrehura pasi ondet e forta derdhen lirshem. Kam nje frizere afer shtepise. Por kam dhe nje leshtesi tjeter qe jane floket e dendur. Kur nuk I kreh i lidh bisht - me tregon ajo me nje buzeqeshje qe duket se e ka marr se fundmi duke qene ne skenen politike.
Por nuk i mungon ngrohtesia perkundrazi duket nje grua e thjeshte qe ka se cthote per veten. Ne politike ka hyre ne 2009. Ajo eshte nje risi. Ishte presidenti aktual Behgjet Pacolli i cili e zbuloi dhe arriti ta binde gruan qe ne ate kohe drejtonte me sukses dhomen e Tregtise ne Prishtine qe zgjuarsine dhe pervojen si nje ekonomiste e zonja ta vere ne sherbim te Kosoves.
Sfida e pare ishte shume e veshtire. Gjakova nje bastion i njohur i partise se Haradinajt per here te pare u lekund nga nje grua gjakovare me emrin Mimoza. Madje ne ate kohe televizonet kosovare shfaqen pamje ku denoncoheshin edhe vjedhje votash nga kundershtari por kjo I mbetet drejtesise atje. Ajo qe vlen te shkruhet eshte fakti qe nje grua tronditi themelet me oratorine e zemren e saj.
si i bere per vete gjakovaret - e pyes une me kureshtje.
Isha e vertete dhe e sinqerte me ta. Isha njera nga ata. Flisja per zgjidhje konkrete dhe ata me besuan. Nuk mendoj se humba une ne Gjakove. Ishte nje humbje e politikes. Ne ate kohe u trishtova dhe u tundova te terhiqem. Por me vone I lashe menjane emocionet femerore dhe mendova si nje grua qe e do vendin e saj. Cdo dite zgjohem me nje deshire per te zgjidhur dhe jo per te degjuar probleme. Jua them te gjithe bashkepunetoreve te mi ketu ne ministri. Nese nje biznesmen vjen ketu dhe ne e shohim apo thjesht e degjojme skemi bere asgje nese nuk i japim nje pergjigje nje zgjidhje. Askush nuk vjen te beje nje shetitje ne ministri ndaj duhet veprim dhe ndergjegje qytetare.
Aroma e piteve me ngaterrohet pak me parfumin Chanell te ministres dhe ne sinkron me mendimin tim per te shijuar njeren nga te shumtat ne nje kosh te vogel ajo ngrihet duke thene Harruam pitet. Duhet te jesh e uritur - me thote ne forme pyetese por edhe e sigurt qe skam ngrene asgje. I pregatita sot heret ne mengjes. Brumin e bera gati dhe ne kohen qe duhej qe te vinte ne forme sepse do kohen e vet me shpjegon ajo shkova tek frizerja dhe rregullova floket.
I adhuroj pitet - i them asaj me deshiren edhe per ta komplimentuar. Te gjithe shqiptaret i kane qejf brumerat. Ne diktature nuk kishim shume gjera per te ngrene dhe nenat kane bere mrekullira me miellin I tregoj asaj.
Ajo qesh dhe me thote se uria shuhet me talent dhe jo me para. Eumlshte e mprehte dhe e shpejte. Mendja e kesaj gruaja me ngjan me nje atlet te shpejte ne pisten e vrapit. Duket si nje I-pad prej njeriu. Eumlshte e rrjedhshme dhe I ve fjalet me mendim cdo akti. Nese nuk i nderhyj une ajo eshte ne gjendje te flase tere kohes dhe mbi te gjitha te thote fjale qe i rezistojne mire tematikes se bisedes. Nje ekonomiste e mire qe e ka kuptuar politiken jo privilegj per te bere batuta ekraneve apo servilosje per pak fame por si nje pasion per te zgjidhur ceshtje te veshtira. Dhe eshte ne kryeqytetin e duhur Prishtine. Ngado te shkelesh ke nje lule per te ujitur - i them asaj.
Prishtina eshte nje qytet qe ka nevoje per kthimin e dashurise qe nenkupton zhvillimin e saj. Boll ka pritur Prishtina. Tashme nese te gjithe duam ne sinkron dhe ne dialog gjithcka realizohet. Kosova ka nevoje per shembullin e mire te Tiranes dhe fatkeqesisht ngjarjet e fundit e kane ligeshtuar disi atmosferen.
I kujt eshte faji
Si nje politikane e kujdesshme sigurisht qe nuk I pergjigjet pyetjes time por shprehet
Kqyre dhuna eshte si nje virus qe perhapet kudo. Nga ju mund te mberrije edhe tek ne. me e pakta eshte e tepert per Kosoven qe ka nje histori tragjike edhe pamjet lendojne psikologjine. Kosova sapo ka nisur rrugen e saj si shtet dhe mbeshtetja e Tiranes eshte thelbesore. E ka pare se cpo ndodh me vendet arabe. Nisi ne Egjipt dhe u shtri ne nje pjese te mire. Nuk eshte e veshtire demokracia mospranimi i rregullave te saj eshte fatkeqesi.
Ne zyren e madhe te ministres rrezet e diellit duken shume te forta por jashte fryn shume ere. Biseda ndryshon dhe flasim pak per kohen dhe te ftohtin e Prishtines. Si pa kuptuar mberrijme ne bregdetin e Shqiperise se jugut atje ku Mimoza udheton shpesh me djalin e saj 6 vjecar dhe bashkeshortin.
Tani qe u be rruga vozitim shpesh per ne Dhermi. Kryesisht per fundjava por edhe pushime me te gjata. E adhuroj bregdetin e Shqiperise.
Disa nga pitet mbeten mbi tavoline dhe ajo me humor me thote Me gjithe oreksin tim per te zgjidhur gjithcka mbetet ngahere dicka ne tavoline. Eumlshte pjese e demokracise e cila ka nevoje qe ti japim kohen e duhur. Pite dhe Coca - cola. Ofron shtepia Kusari