Rritet numri i aksidenteve me fatalitet

Vetëm në muajin prill të këtij viti kanë ndodhur 13 aksidente me fatalitet ku kanë humbur jetën 14 persona. Polica e Kosovës përveç fushatave vetëdijesuese ka rritur aktivitetin operacional duke shtuar rreth 30 për qind shqiptimin e gjobave.
Duke krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për policinë e Kosovës muaji prill paraqitet si shqetësues ku është rritur numri i aksidenteve me fatalitet në 13 aksidente, jetën e kanë humbur 14 qytetarë. Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës kapiten Brahim Sadriu tha për Radio Kosovën se Policia e Kosovës edhe këtë vit i ka planet e saj operative, sipas tij nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik.
“Aktiviteti i policisë në aspektin e parandalimit dhe të gjobitjes së pjesëmarrësve në komunikacion është çdo ditë edhe me i shtuar”, tha Sadriu.
Sadriu bëri të ditur se me krijimin e njësitit të trafikut për kryeqytet vërehet se tani nuk ka ngarkesë sikur në të kaluarën. Ky njësit vepron në nëntë pika kryesore të kryeqytetit, tha Sadriu. Ai tha se ky njësit është duke i larguar veturat edhe nga trotuaret ku sipas tij çdo ditë konfiskohen rreth 30 vetura. Ndërkaq gjatë stinës së verës është aktiv edhe njësitit i biciklistëve.
Faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve është faktori njëri sepse ai është në radhë të parë që merr pjesë në komunikacion duke mos respektuar rregullat qofshin si ngasës i automjetit qoftë edhe si këmbësorë. Ndërkaq vetëm brenda një 24 orshi gjobitjet dhe tiketat sillen mbi 800 sosh, megjithëse Ibrahim Sadriu thotë se shqiptimi i gjobave nuk është tendencë e policisë, por një formë e aspektit parandalues në mënyrë që ngasësit e automjeteve të vetëdijesohen që të mos shkaktojnë kundërvajtje dhe aksidente në trafik. /Indeksonline/