E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritet numri i divorceve në Fier, harta e re gjyqësore zgjat kohën e zgjidhjes së martesave në gjykatë

Zbatimi i hartës së re gjyqësore po jep efektet e para. Në Fier, për shkak të shkrirjes së gjykatës së Lushnjës dhe numrit të reduktuar të gjyqtareve, është rritur numri i çështjeve të regjistruara për divorce ndërsa është zgjatur koha e zgjidhjes së tyre.

Sipas të dhënave nga Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, nga janari deri në fillim qershori janë depozituar 404 kërkesa për zgjidhje martese, nga të cilat 122 janë përfunduar, 282 janë të papërfunduara dhe në proces.

Shifrat flasin për një fenomen në rritje për çdo vit. Shkaqet që çojnë bashkëshortët drejt zgjidhjes së martesës janë të ndryshme, por më kryesorët janë: niveli social-ekonomik dhe emigrimi.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›