E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turistët e parë në Shengjin, nisin prenotimet e dhomave

Pronotime të shumta në resortet turistike të plazhit të Shengjinit. Në ditët e para të qershorit, vija bregdetare e Lezhës po frekuentohet nga pushues vendas, shqiptarë të Kosovës dhe të tjerë të ardhur nga Anglia, Gjermania, Polonia dhe vendet skandinave.

Ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se po regjistrohen pronotime të shumta në hoteleritë dhe resortet turistike të plazhit të bregdetit të Shëngjinit.

Recepsionet e këtyre hotelerive kanë shumë punë këto ditë. Ato tregojnë për rezervime me një gjeografi shtrirjeje edhe nga vende të kontinenteve të largët, çfarë ka ndodhur me radhë sezonet e tjera.

Pastërtia, rregulli, qetësia publike, arti i të gatuarit dhe kulinaria e pasur në të ushqyer, shoqëruar me kushte dinjitoze akomodimi në hoteleri e vila private, janë arsyet e frekuentimeve të shumta në plazhin e bregdetit të Shëngjinit që, në këtë fillim sezoni.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›