E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i të sëmurëve me grip në Kukës

Ditët e fundit në spitalin rajonal të Kukësit ka pasur një rritje të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjeksore për shkak të gripit. Mesatarisht gjatë 24 orëve kërkojnë ndihmën e mjekut deri në 70 fëmijë të moshës 0 - 14 vjeç dhe rreth 30 persona të moshës mbi 50 vjeç", thotë mjeku Misin Braha. Rritja e numrit të vizitave mjeksore ka bërë që në spitalin rajonal të ngrihen grupe të emergjencës me mjekë e infermierë. "Situata është nën kontroll dhe deri tani kemi mundur të përballojmë të gjitha kërkesat" thotë Braha, duke shtuar se "komunitetit i është kërkuar rritja e kujdesit dhe paraqitja te mjeku sapo të ndiejnë simptomat e gripit, për të evituar kështu komplikacionet e mundshme".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›