13 ish- punonjës të sigurimeve në Kukës nën hetim për pensionet false të minatorëve

Të paktën 13 ish- punonjës të sigurimeve shoqërore në qarkun e Kukësit janë nën hetim për lëshimin e dokumenteve false ndaj minatorëve që kanë përfituar pension të parakohshëm. Prokuroria e rrethit të Kukësit është shprehur se shkelje dhe parregullsi janë gjetur në dosjet e 118 minatorëve; tha sot drejtori i sigurimeve shoqërore në qarkun e Kukësit, Mirdash Hoxha. Procesi i hetimit mbi këtë çështje nisi në fillim të vitit 2008 nga drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore, gjë që solli dhe bllokimin e përkohshëm të pensionit të parakohshëm për 300 ish- minatorë të qarkut të Kukësit. Prej tyre rezultuan me shkelje dosjet e 118 ish- minatorëve.
...