Lëndohet rëndë pas rrokullisjes me veturë

Në fshatin Radost të Rahovecit një veturë civile duke mos iu përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një veturë tjetër civile.
Si pasojë e këtij aksidenti i dyshuari është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës./Indeksonline/