E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i vizitorëve të huaj, ulet numri i emigrantëve të kthyer

Shqiperia eshte kthyer ne nje destinacion te preferuar per te huajt. Gushti ka shenuar nje rritje te ndjeshme te numrit te turisteve dhe vizitoreve qe kane hyre ne territorin shqiptar. Statistikat zyrtare te policise tregojne se ne vendkalimet kufitare, ne aeroportin nderkombetare dhe ne porte eshte rregjistruar fluks i madh.

Jane 258 349 persona me shume se sa ne 15 diteshin e pare te gushtit te 2009-es. Shumica e te huajve kane zgjedhur bregdetin shqiptar e me se shumti ate te jugut per te pushuar, ndersa pjesa tjeter i takojne turizmit malor.

Po ndersa eshte rritur numri i te huajve ka nje renie te numrit te shqiptareve qe kthehen ne atdhe per pushime. Duke iu referuar serish statistikave shihet se nga data 1 deri ne 15 gusht jane kthyer me pak emigrante krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Genti Hazizaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›