E Diel, 1 Nëntor 2026

Leka Zogu në spital,probleme të rënda me zemrën

Tiranë – Leka Zogu i Parë, trashëgimtari i Fronit të Mbretërisë Shqiptare, është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjekët bëjnë më dije se Leka Zogu u paraqit në urgjencë në gjendje kome, me temperaturë tepër të ulët.

Sipas mjekëve Leka Zogu I Parë  është shtruar në reanimacionin e spitalit  nr.5 mbrëmjen e djeshme pasi ka kaluar nje fibrilacion atrial.Kjo sëmundje prek përgjithësisht të moshuarit, personat me tension të lartë të gjakut dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera të zemrës.

Mësohet nga burime pranë tij se  73-vjeçari vuan prej kohësh nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.

Ai ndodhet  në spitalin nr. 5 ku i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë djali I tij, ndërkohë mjekët po shqyrtojnë mundësine e transportimit të tij jashtë Shqipërisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Steven Tyler me urgjencë në një spital në Paraguaj
  2. Gjobitet sërisht ACR, Inspektoriati: Ka akoma probleme
  3. Tiranë, vallëzim me vdekjen tek Zogu i Zi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›