E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndra e re e mjekësisë, Berisha: Modernizim të sistemit të shëndetësisë

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha premton modernizim të sistemit shëndetësor në vend. Gjatë inagurimit të qendrës së re të urgjencës NTERNE, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Berisha theksoi se do të bëhet gjithcka për të shkuar drejt standardeve më të mira në përcaktimin e diagnozës.

Gjatë fjalës së tij Berisha duke vlerësuar punën e palodhshme të mjekëve në ‘luftën’ e përditshme për të shpëtuar jetë njerëzish, siguroi se qeveria  e tij do të ofrojë gjithë mbështetjen e saj për një sistem shëndetësor modern.

“Ne sistemin tonë shëndetësor krahas sektorit publik që ka qenë dhe do mbetet lider, ka patur dhe do ketë mbështetje të plotë nga qeveria. Ekziston edhe sektori privat nga i cili qeveria është i vendosur të blejë shërbime. Në këto vite kemi bërë përpjekje të mëdha në fushën e shëndetësisë. Janë rritur me rreth 5 herë financimi dhe ribursimi i barnave. Janë investuar në apratura më shumë se 40 milion dollarë. Do bëjmë gjithcka për modernizimin e sistemin tonë shëndetësor”,- theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha deklaroi se reforma në shëndetësi mbetet më madhorja në vend, ndaj për këtë arsye qeveria shqiptare do të financojë kualifikimin e ekipit mjekësor jashtë vendit, ndërkohë synimi kryesor është dixhitalizimi i sistemit.

“Në epiqendër të përpjekjes tonë është dhe do mbetet kualifikimi i ekipeve tona. Në këtë kontekst unë vlerësoj lidhjet që keni vendosur me klinikat më të mira të rajonit dhe botës. Ne do financojmë kualifikimin tuaj në klinikat më moderne të Europës dhe të Botës. Refoma në shëndetësi mbetet qëllimi më madhor në të gjithë reformat të tjera. Së shpejti nisë zbatimi i programit që do vendosë sistemin shëndetësor në baza dixhitale",- premtoi Berisha.

Shefi i qeverisë në përfundim të fjalës së tij deklaroi se nxitja e kërkimit shkencor është jetik ndaj do të tregohet kujdes që ai të shtrihet në cdo klinikë të vendit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›