E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012, Euro në nivele të qëndrueshme

Monedha europiane edhe përgjatë kësaj jave ka qëndruar në kuotën e 138 lekëve. Pothuajse që nga fillimi i këtij viti euro nuk e ka tejkaluar këtë nivel, ndërkohë që para kësaj periudhe monedha europiane shkëmbehej me rreth 5 pikë më tepër. Por çfarë sjell për shqiptarët një vlerë e ulët e Euros. Sipas specialistëve tashmë të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në monedhën Euro që prej një muaji tashmë paguajnë më pak në krahasim me ç`paguanin më parë. Gjithashtu edhe çmimi i një sërë produktesh dhe mallrash ushqimore që importohen nga vendet e Europës blihen me një çmim më të ulët, duke mos dhënë ndikim në rritjen e mëtejshme të çmimeve në vend. Për vendin tonë kjo është mjaft e ndjeshme, duke përmendur faktin se Shqipëria importon pjesën më të madhe të produkteve ushqimore. Ndërkohë ata që nuk kanë përfituar përgjatë kësaj kohe kanë qenë eksportuesit shqiptarë të cilët i i blejnë mallrat në lekë dhe i shesin në Euro. Shvlerësimi i Euros erdhi menjëherë pas uljes së vlerësimit të ekonomisë së Europës prej kompanive Mody dhe Standart and Poors. Kjo e dobësoi ndjeshëm këtë monedhë kundrejt monedhave të tjera, duke e bërë që ajo të kuotohej në nivelet e saj më të ulta.Ringritja e ekonomisë amerikanë ka dhënë efekte në forcimin e monedhës së këtij vendi kundrejt monedhave të tjera. Kështu dollari është kuotuar në nivelet e tij më të larta përgjatë javëve të fundit. Shvlerësimi i monedhës europiane pritet që të vazhdojë gjatë duke qenë se kriza ekonomike që ka përfshirë vendet e Eurozonës sa vjen e përkeqësohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›