E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e sheshit permiresohet cilesia e ajrit ne Tirane

Cilësia e ajrit në kryeqytet, sidomos në qendrën e tij, që pas hapjes së sheshit “Skënderbej” në datën 15 nëntor të viti 2011 është përmirësuar ndjeshëm, nga 22 deri në 37 %. Sipas të dhënave që publikoi Ministria e Shëndetësisë, rezulton se treguesit e cilësisë së ajrit janë përmirësuar dukshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në një deklaratë për mediat zëvendësministri i Shëndëtësisë, Bardh Spahia tha se kjo ka ardhur si pasojë e normalizimit të trafikut dhe të kthimit të qendrës në gjendje normale.
Monitorimi i cilësisë së ajrit në Tiranë kryhet nga dy pika të instaluara pranë Poliklinikës Qendrore edhe në mjediset e ISHP-së në periferi të qytetit, të cilat janë të çertifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›