E Diel, 1 Nëntor 2026

Fasonët ndiejnë krizën, në kërkim të tregjeve të reja

Fasonët kërkojnë tregje të reja për ti shpëtuar krizës ekonomike që ka përfshirë vendet e rajonit. Florian Zekja, përfaqësues i DHomës së Veshjeve shprehet se tashmë ka pasur stepje të tregtisë me vende si Greqia dhe Italia dhe për këtë po kërkohen tregje të tjera si Gjermania apo vendet Skandinave.
 

Përfaqësuesi i Dhomës së Veshjeve i kërkon qeverisë që të rrisë investimet publike për këtë sektor.Sipas Zekjas prodhimet e uniformave të policisë për të parën herë ishin prodhim Madein Albania.
 

Përsa i përket tregut shqiptar Zekja shprehet se ai nuk shihet si një mundësi për shitjen e produkteve të tyre dhe kjo për shkak të konsumit mjaft të vogël në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›