E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Dajti akuzon shefin e zyres per mbrojtjen e deshmitareve

Dritan Dajti akuzon sërish shefin e zyrës për mbrojtjen e dëshmitarëve, Arjan Muca, si të implikuar në vrasjen e Medi Vatocit në Tropojë. Sipas Dajtit, Muca ka qenë shef krimesh kur është vrarë me plumb në kokë Vatoci. Dajti ka përmendur sërish rrezikun që i kanoset trupës gjyqësore, por kësaj radhe duke deklaruar se nëse gjykatësve i ndodh një ngjarje e keqe, kjo do të jetë pikërisht nga Arjan Muca. Ky i fundit ka qenë shefi i grupit të operacionit për arrestimin e Dajtit në 2009 ku u vranë 4 policët. Seanca gjyqësore u shty sërish, pasi avokatët nuk janë paraqitur në sallë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›