Rritet sasia e karburantit të zhdoganuar
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti u zhdoganuan 236,422 ton karburante. Të ardhurat në buxhetin e shtetit për këtë periudhë nga zhdoganimi i karburanteve llogariten 13.7 milionë lekë, kurse gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2008 u zhdoganuan 217,802 ton karburante, ndërsa të ardhurat 14,9 milionë lekë. Sipas ekspertëve të doganave, diferenca në të ardhurat shpjegohet me rënien e çmimeve, kryesisht i naftës në bursat ndërkombëtare.
Ministria e Financave prej disa muajsh po zbaton një sistem të ri ligjor për akcizën e karburanteve, që parashikon fiksimin e akcizës në 37 lekë/litër. Ndërkohë sistemi i mëparshëm parashikonte luhatjen e akcizës në kufijtë 25 deri në 37 lekë/litër.
Sipas burimeve nga dikasteri i Financave, nëpërmjet kësaj mase synohet që të vendosen në kushte të barabarta akciza për naftën e importit me atë vendase pas privatizimit të kompanisë ARMO.