Rama: Prokuroria ishte kundër pushimit të çështjes "Mediu"

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar se Prokuroria ka treguar se ishte kundër pushimit të çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. "Ne treguam se ishim kundër pushimit të çështjes, vendimin e dha Gjykata", tha Ina Rama. Sipas Ramës, Prokuroria respektoi të gjitha anët proceduriale në lidhje me këtë çështje.
Deklaratat e Ramës u bënë gjatë konferencës rajonale mbi antokorrupsionin e realizuar nga zyra e marrëdhënieve me publikun në Ambasadën Amerikane. Pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte zëvendësambasadorja e SHBA-së, Deborah Jones,
Ministri i Shtetit për reformat Genc Pollo dhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.